Fragmente eksponatesh parahistorike nxirren me ekskavator në Runik

Fragmente eksponatesh parahistorike janë nxjerrë me ekskavator në fshatin Runik të Skenderajt, në vendin që mbrohet si lokalitet arkeologjik, shkruan “Koha Ditore”.

Një gjë e tillë ka ndodhur derisa po punohet në hapjen e kanalizimit në lagjen “Dardania”, që shtrihet në lokalitetin neolitik (parahistorik), një projekt i Komunës së Skenderajt.

Autoritetet komunale kanë dërguar makineri të rëndë në këtë zonë, pa marrë leje nga institucionet relevante të trashëgimisë kulturore. Nuk i kanë ndërprerë punimet e as nuk i kanë njoftuar organet kompetente për gjetjet, që janë dëmtuar.

Në mesin e tyre janë fragmente të qeramikës – enë dhe vegla pune – që besohet t’i takojnë neolitit të hershëm e të vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button