Arrestohet një person për rishitje të biletës për Superkupën

Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë e ka arrestuar 41 vjeçarin D.S. i dyshuar për rishitje të biletës për Superkupën UEFA, i cili do të mbahet sonte në Shkup në ora 20:30, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave nga Policia, ai në mënyrë të paautorizuar në internet ka ofruar shitjen e biletave, ku për kontakt ka vendosur emrin e tij dhe numrin e telefonit celular.

Ajo ka qenë e mjaftueshme që Policia ta gjejë, ndërkaq gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe i janë marrë dy bileta, telefoni dhe sim kartela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button