fbpx

Prishtina fiton miqësoren me Shkupin

Shkupi dhe Prishtina në ndeshjen kontrolluese të luajtur në stadiumin e Çairit kanë treguar futboll shumë kualitativ, me çka kanë kënaqur mbi 1.500 shikuesit që ishin mbledhur në tribunën e stadiumit të Shkupit për të përcjellë këtë ndeshje miqësore.
Edhe pse ndeshja ishte caktuar të luhet në orën 17:45 minuta, shkaku i temperaturave të larta u shty për 15 minuta, por edhe kjo aspak nuk ndikoi që lojtarët të jenë të freskët, pasi edhe sot në Shkup, temperaturat ishin 42 gradë celsius.

Në kushte të tilla jotarët e dy ekipeve dhanë maksimumin në fushë, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 1:2 në të mirë të mysafirëve.
Shkupi që nga minuta e parë e filloi lojën me shumë raste, duke tentuar që përmes krahëve me Asanin dhe Shabanin dhe në sulm me Jasharovskin të mposhtin portierin Visar Bekaj. Rastet e para Shkupi i kishte përmes Muharem Bajramit dhe Alen Jasharovskit të cilët kërkuan golin nga goditjet e lira, më pas Fati Ismaili kishte një goditje të fortë në minutën e 18-të, ndërsa aksioni më i mirë që solli epërsi për Shkupin, ishte kur nga ana e majtë Bunjamin Shabani i dha një top Jasharosvkit, që ky të pasoj te Shpend Asani, i cili shënoi një super gol në minutën e 25-të. Rastet ishin të shumta edhe në vazhdim të lojës, kur Fisnik Zuka tentoi nga distanca, por goditja e tij nuk ishte precize, më pas edhe një herë në minutën e 42 tentoi me kokë Jasharovski, por topin me forca të fundit e dëboi portieri Bekaj.

Në pjesën e dytë trajneri i Shkupit bëri një seri ndërrimesh, duke futur në lojë futbollistë më të rinj, ndërsa që të gjithë dhanë maksimumin në fushë dhe krijuan edhe disa raste të mira.
Fillimisht në minutën e 55-të, Omar Imeri doli para portierit Alban Muçiqi, i cili arriti që të ndalë goditjen. Më pas vetëm dy minuta më vonë edhe Emmanuel Mbella dërgoi një goditje të fortë, por topin e dëbon Muçiqi jashtë vijës fundore.

Edhe Prishtina në këtë interval kohor bëri disa ndryshime, ndërsa u deshën të kalojnë 64 minuta që të barazojnë me golin që e shënoi Gutijar Mankenda.
Pas barazimit dy ekipet hapën lojën edhe më shumë dhe kërkonin që të shënojnë gol tjetër. Mbella dhe Imeri kombinonin mirë në sulm, por pa e konkretizuar asnjë prej tyre. Në 15 minutat e fundit në lojë u fut edhe Suhejl Muharemi, i cili me një goditje të fortë nga 30 metra në minutën e 87 goditi transversalen, që pak duhej topi të përfundoj pas shpinës së portierit Muçiqi. Vetëm në minutën e fundit kur pritej fishkëllima e fundit e referit Nikolla Kostençev, Basit Khalid shfrytëzon një gabim të mbrojtjes së Shkupit për të marrë fitoren Prishtina.

Në përgjithësi ishte një lojë mjaft e mirë me shumë raste dhe shumë dinamike, që shpesh shikuesit në tribuna shpërblyen aktorët e dy ekipeve me duartrokitje dhe ovacione.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close