Trump nis pushimet, Shtëpia e Bardhë kantier ndërtimi

Me presidentin amerikan Donald Trump dhe familjen e tij që ndodhen me pushime në Nju Xhersi, ekipet e ndërtimit kanë nisur punën për rinovimin e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Top Channel. 

Gjatë muajit gusht, ekipet do të punojnë për të përmirësuar sistemin e ngrohjes dhe ftohjes në krahun perëndimor, të rinovojnë kuzhinën dhe zonën e pritjes si edhe të zëvendësojnë shkallët në hyrjen jugore.

Trump pritet të qëndrojë në pronën e tij të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, për 17 ditë, në të parin pushim të gjatë të tij që kur mori detyrën. Në një postim në twitter, të shtunën, presidenti nënvizoi se këto nuk ishin pushime pasi ai do të ishte gjatë gjithë kohës i zënë me takime dhe telefonata.

Në veçanti demokratët e kanë kritikuar Trump për udhëtimet e tij të shumta në resortin e tij në Palm Beach gjatë muajve të parë të tij në detyrë duke cituar koston që duhet paguar.

Trump, ndërkohë, para se të bëhej president, kishte kritikuar paraardhësin Barack Obama, se kishte kaluar shumë kohë në fushat e golfit, duke thënë në një tubim në Miçigan, vitin e shkuar, se Obama kishte luajtur golf vitin e fundit më shumë se Tiger Woods.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button