Pushuesi nga Tirana gjen vdekjen në plazhin e Durrësit

Një turist ka humbur jetën në plazhin e Durrësit. Policia bën me dije se viktima është një 52-vjeçar nga Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 14:25, F.Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë, sapo është futur në det, i ka rënë të fikët.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, në orën 15:00, ndërroi jetë në spital.

Mësohet se 52-vjeçari vuante nga zemra, njofton Albeu.

Këto ditë të nxehta vere të shumtë janë pushuesit që kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e mbytjes, por edhe për shkak të pushimit të zemrës si pasojë e kontaktit direkt me ujin e ftohtë.

Bluzat e bardha kanë bërë vazhdimisht apel për të treguar kujdes, duke përzgjedhur oraret për të bërë plazh, duke shmangur pikun e vapës në orët e drekës, por mbi të gjitha duke shmangur kontaktin direkt të zemrës me ujin kur jashtë shënohen temperatura të larta.

Mbi të gjitha për njerëzit që vuajnë me zemër, të cilët duket të lahen në det duke e mësuar dalëngadalë trupin me ujin dhe jo të zhyten menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button