MPJ ruse i kritikon deklaratat e Pensit për Ballkanin

Ministria ruse e Punëve të Jashtme ashpër i kritikoi deklaratat e nënpresidentit të SHBA-së, Majkëll Pens të cilat janë dhënë gjatë vizitës në Podgoricë, për shkak të “qëndrimeve të përsëritura antiruse” dhe “frikësimin” e liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor me “kanosjet mitike ruse” dhe akuzat në llogari të Rusisë për tentim për ndryshimin e kufijve me fuqi”, transmeton televizioni rajonal N1.

“Me keqardhje na duhet të konstatojmë se Uashingtoni bie gjithnjë e më shumë drejt stereotipave ideologjike primitive nga koha e “luftës së ftohtë”, të cilat janë larg realitetit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Federatës ruse.

Në dokument thuhet se imponimi i vendeve ballkanike për “përzgjedhje të hapur destruktive” midis Perëndimit dhe Rusisë në mënyrë të pashmangshme çon drejt rritjes së tensionit të kontinentit evropian, destabilizimit të situatës në rajon dhe në shtete të veçanta.

“Më pas në mënyrë aktive u fokusua teza për gjoja hyrje pa alternativë të gjithë Evropës Juglindore në NATO, shtyhen projekte të bazuara në konkurrencën jo të shëndoshë dhe të cilat janë në kundërshtim me logjikën e shëndoshë”, thuhet në kumtesë.

Ministria ruse përkujton se pikërisht SHBA-ja me aleatët e saj në vitin 1999 “në mënyrë të ashpër e shkeli të drejtën ndërkombëtare, në mënyrë të palegjitimuar duke zbatuar fuqi me qëllim të ndarjes së Kosovës nga Serbia”.

“Nën presionin e fuqishëm të Uashingtonit, Podgorica hyri në NATO edhe krahas opinionit të shumicës së banorëve të Malit të Zi. SHBA-ja së bashku me BE-në pa turp e injoron vullnetin e votuesve të Maqedonisë, duke mos lejuar që partia e cila fitoi në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar të formojë qeveri. Dhe kush përziet në punët e brendshme dhe aplikon fuqi në Ballkan – Moska apo Uashingtoni”, thuhet në kumtesë.

MPJ ruse i bën thirrje Uashingtonit që të ndalojë “ta nxijë” Rusinë.

Nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens, përkujton N1, më 2 gusht në Podgoricë e akuzoi Rusinë se po përpiqet ta “përçajë rajonin”, “t’i prish proceset integruese” dhe “të hartojë kufij të rinj me përdorimin e forcës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button