Zëvendëspresidenti amerikan, Pence: SHBA e mban përgjegjëse Rusinë për aksionet e saj

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, u ka thënë liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbajnë Rusinë “përgjegjëse për aksionet e saj”, shkruan REL.

“Rusia vazhdon të synoj rishkrim të kufijve ndërkombëtarë me forcë dhe këtu në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka punuar për destabilizim të rajonit, shkatërrim të demokracisë suaj dhe ndarje nga njëri-tjetri dhe nga pjesa tjetër e Evropës”, tha sot Mike Pence, gjatë fjalimit të tij në samitin Karta e Adriatikut në Podgoricë.

Ai theksoi se “Shtetet e Bashkuara e refuzojnë çfarëdo përpjekjeje të përdorimit të forcës, kërcënimeve, ose keqtrajtimit në këtë rajon dhe jashtë tij” dhe ka shtuar se “Ballkani Perëndimor ka të drejtë të vendos për të ardhmen” e vet.

Në këtë tubim po marrin pjesë edhe shefat e shteteve dhe të qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button