Kur është vërtet e nevojshme lindja me operacion?

Lindja natyrale është mënyra ideale për të sjellë në jetë një fëmijë, por ndonjëherë gjatë shtatëzanisë shfaqen disa kushte të cilat e bëjnë gati të pamundur dhe madje jo të sigurt një lindje spontane.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë lindja me mënyrë cezariane duhet të praktikohet vetëm nëse:
• Shfaqen anomali në mënyrën e qëndrimit të fetusit (për shembull nuk është cefalik);
• Paraqiten anomali në plaçentë (për shembull previa);
• Nëna vuan nga sëmundje të rënda fizike apo psikologjike;
• Përmasat e fëmijës janë shumë të mëdha (makrosomia fetale) dhe ndërkohë legeni i nënës paraqet anomali apo nuk konsiderohet në gjendje të përballojë ardhjen në jetë të fëmijës në mënyrë natyrale;
• Nëna vuan nga patologji të lindura uterine apo në zonën e legenit;
• Shtatëzania ka shfaqur tek nëna kushte patologjike që nuk lejojnë lindjen natyrale;
• Nëna vuan nga lezione të shfaqura si pasojë e varicelës apo herpesit, gjendje që mund ta transmetojë tek fëmja gjatë kalimit në kanalin e lindjes;
• Shtatëzania është multiple (binjakë, trinjakë etj).

Operacionet e urgjencës bëhen në rast se:
• Paraqitet vuajtje fetale;
• Kur vihen re anomali mekanike gjatë lindjes (për shembull koka e fëmijës nuk zbret);
• Vihen re anomali të qafës së mitrës (nuk hapet);
• Shkëputet plaçenta;
• Vihet re gjakderdhje si pasojë e plaçenta previa;
• Gjendje e rëndë e nënës;
• Kemi të bëjmë me shkëputje të kordonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button