Çmenduria më e madhe e klipit të Aurela Gaçes dhe Fifit, tani mund ta shikoni… #VIDEO

Aurela Gaçe dhe Filloreta Raçi (Fifi), sapo kanë prezantuar klipin e tyre të ri, “S’nuk”. Siç kishin lajmëruar pak kohë më parë, vajzat kishin disa javë që po përgatiteshin për të sjellë diçka të bukur dhe ia kanë arritur. Zërat unikë janë harmonizuar për të sjellë një këngë me stil dhe ritëm veror që, me siguri, do të jetë një prej më të luajturave të club-eve të verës.

Por realizimi i klipit ka pasur edhe çmenduri për realizimin perfekt, ashtu siç është mësuar Aurela të punojë, por edhe vetë Fifi, e cila ka fituar imunitet tashmë nga aksidentet në klipe.

Për këto të fundit ka folur edhe mbrëmjen e djeshme në Top Magazine, ndërsa këngëtarja, pak kohë më parë çau edhe këmbën gjatë realizimit të këngës së saj të fundit. Ndërsa këtë herë, me Aurelën, çmenduria e radhës ishte lartësia mbi 16 metër: “Një çmenduri tjetër e kemi tani në klipin me Aurelën. Kemi hipur 16 metër mbi tokë, në majë të pemëve në Gjirin e Lalzit dhe gjatë gjithë kohës, skela ishte duke lëvizur dhe Aurela që thoshte “Nuk mundem më, nuk mundem më….” – tregon Fifi për çmendurinë e radhës, po siguroi se pasi mbaruan ato, pemët nuk u thyen, gjithsesi.

Shijojeni klipin, bashkë me çmenduritë dhe lartësitë….

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button