fbpx

Shkup, viktimat e “Gruevizmit” duhet të lirohen, gjykatësit të dënohen

“Liri për viktimat e Gruevizmit” është iniciativë qytetare e cila sot ka kërkuar amnisti për të burgosurit gjegjësisht duke kërkuar nga Parlamenti i Maqedonisë të diskutojë për propozim ligjin për amnisti të cilin e kanë dërguar para 18 ditësh. Gjithashtu, ata kërkuan revizion të gjykimeve të deritanishme nga gjykata dhe të përmirësohen kushtet nëpër burgje ku familjarët e tyre vdesin.

“Personat nëpër burgje që ndërrojnë jetë, shpesh vdesin nga dhuna e ushtruar. Tek personat që janë të dënuar me burg të përjetshëm, kemi raste të cilat unë kur i kam dëgjuar kam ngelur e habitur ku n prezencë të personit mjekësor personit të dënuar I është vënë injeksion dhe në gjendje pa vetëdije është detyruar ta pranon fajin të cilin nuk e ka bërë. “ Nuk kemi përgjegjësi as nga ministri i ri Drejtësisë, as nga drejtoresha për sanksione, nuk kemi përgjegjësi as nga drejtori i Idrizovës të cilët ende vazhdojnë të qëndrojnë në pozita – tha Meri Nikollova.

“Ditëve në vijim do ta dërgojmë propozim ligjin për amnisti deri te kryeministri Zaev duke mos pritur më shumë që atë ta bëj Kuvendi. Ne si familjarë të të dënuarve ndjehemi të detyruar të themi se nga i njëjti nuk dorëzohemi. Burgjet tona nuk janë burgje Evropiane ndërsa ne jemi shtet që duam të integrohemi në Evropë por me kësi kushtesh katastrofale dhe me kësi ligjesh nuk mundemi të shkojmë në Evropë dhe NATO – u shpreh Alia Kadrievska.

“Gati dhjetë vite ne kërkojmë drejtësi. Meqë deri më tani nuk kishte drejtësi, meqë kishim një qeveri të tillë e cila nuk pranonte asnjë dokument por sa më shumë dënime të bëj dhe sa më shumë para të mbledh. Ne si familjarë zgjodhëm të kërkojmë amnisti sepse kemi qeveri të re e cila mendoj se do të na ndihmojë në këtë iniciativë dhe do t’i lirojë këta persona për të cilët janë bërë raste të montuara –tha Jetullah Qerimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button