Deputeti i jep këshillën e 11-të Ramës: Imagjinoni, edhe Papa mbylli shatervanët e Vatikanit!

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka zgjedhur të japë sot një sugjerim kryeministrit Edi Rama si prioritet të 11 të qeverisjes së tij në 100 ditë e para në pushtet.
Bëhet fjalë pikërisht për verifikimin e gjithçkaje ‘dorës së fundit’ të opozitës e cila së fundmi ka ndërmarrë një sërë reagimesh pas vendimit të rritjes së çmimit të ujit në Tiranë. Aktualisht në qeveri janë 6 ministrat teknikë si dhe zv.kryeministrja.

Postimi i Braçes

Patjeter, Opozite frontale, Opozite totale, Opozite te papare, te beni! Pas votes se shqiptareve, e keni detyrim te beni kete!

Por deri atehere, beni dy gjera te thjeshta;

E para, dilni ne Opozite! Jeni ne pushtet, te gjithe qe thoni se jeni ne Opozite, jeni ne pushtet, madje keni shumicen ne pushtet.

Dhe nuk ikni per qamet! Rrini aty e nuk levizni, per “doren e fundit” natyrisht!

Me rezulton qe eshte dore tamam kjo e fundit, kudo, per fat te keq nuk po u ndalon kush, aq sa verifikimi i kesaj “dore” duhet te jete prioriteti i 11-te shume shpejt! Te dyja opozitat bashke.

E dyta, per kete kauzen e ujit, beni nje gje akoma edhe me te thjeshte; Thani pishinat tuaja ne Tirane. Ne nje moment te veshtire si ky, eshte akti me i pergjegjshem qe mund te beni, kontribuoni qe tu besojne:

Thane pishinat tuaja, kursejeni ujin! Imagjinoni, Papa ne Rome, urdheroi mbylljen e shatervaneve te famshem te Vatikanit, ne shenje pergjegjshmerie natyrisht. Se beni dhe si besimtare ju!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button