Pse nuk duhet ta tundim (kurrë!) shishen e manikyrit…?!

Të gjithë vajzat e dinë, që përgatitja për lyerjen e thonjve fillon me tundjen e shishes së manikyrit. Kjo, për shkak se kemi dëgjuar nga njëra-tjetra, që një veprim i tillë jep rezultate më të mira në fund, apo jo?

 

Epo, ja që ekspertja e artit të thonjve, Simcha Whitehill, këmbëngul për krejt të kundërtën! Sipas saj, tundja e shishes së manikyrit para aplikimit në thua është thjesht një gabim i madh, që duhet ta ndalojmë së bëri në mënyrë imediate. Whitehill nuk vjen pa një shpjegim, duke insistuar për këtë teori, shkruan Bordo.al.

Simcha rrëfen se ky veprim, bën që oksigjeni të mbetet brenda shishes, duke krijuar kështu flluska në lëndën likuide, menjëherë pas hapjes së shishes. Kjo e fundit, bën që masa e nevojshme e manikyrit të mos përfundojë në furçë. Si pasojë, krijohet mos-njëtrajtësi e manikyrit të vendosur në gisht. Mund të ndodhë edhe që flluskat të përfundojnë në thua, duke formuar qeske të vogla që plasin pas dy ose tre minutash.

Në vend të kësaj, Whitehill shpjegon se shishen e manikyrit duhet ta fërkojmë mes duarve, për rezultatet që dëshirojmë të arrijmë. Oops, mend për herë tjetër, vajza!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button