AUV: Nuk ka informatë për drithërat e pasigurta nga “Nestle”

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sot kumtoi se deri më tani përmes Sistemit për paralajmërim të shpejtë i Bashkimit Evropian – RASSF nuk ka marrë notifikim për prodhim të pasigurtë – drithërat “Nestle Nestum Ekspert me tërshërë dhe kumbulla të thara”, të cilat kompania “Nestle Adriatika” në mënyrë preventive e tërheqë nga tregu kroat.

Prodhimi tërhiqet pas notifikimit të marrë se prodhim i ngjashëm në tregun e BE-së pëmban vlera të shtuara të karbohidrateve policiklike aromatike.

Sipas të dhënave nga Sistemi për paralajmërim të shpejtë të Bashkimit Evropian, prodhimi është distribuuar në Belgjikë, Holandë, Greqi, Burundi dhe Ugandë dhe këto vende duhet të ndërmarrin masa për tërheqjen e tij dhe për informimin e opinionit.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informon se ka marrë njoftim nga kompania për tërheqjen e prodhimeve dhe se po e ndjek situatën me vigjilencë. Nëse paraqitet nevoja, thonë nga AUV, menjëherë do të ndërmerren masat e nevojshme për siguri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button