Tramp konfirmoi se e ka pezulluar programin e fshehtë të CIA-s për Sirinë

Presidenti amerikan, Donald Tramp zyrtarisht konfirmoi se e ka pezulluar programin e fshehtë të Agjencisë qendrore për zbulim (CIA) për t’i ndihmuar kryengritësit sirianë.

Sipas Trampit, ky vendim është sjellë pasi që programi ka qenë “i rrezikshëm dhe joekonomik”.

Informacioni se Tramp e ka pezulluar programin e CIA-s për t’i ndihmuar grupet siriane të cilat luftojnë kundër forcave lojale të presidentit të Sirisë, Bashar al Asad që javën e kaluar e zbardhi “Uashington post”, duke iu referuar burimeve anonime.

Duke e konfirmuar informacionin, Tramp përmes llogarisë së vet në tuiter e akuzoi “Uashington Postin” se “i ka fabrikuar informacionet për pagesat e mëdha, të rrezikshme dhe joekonomike të kryengritësve në luftën kundër Asadit”.

Në shkrimin e tij “Uashington Post” pohoi se Tramp ka vendosur që ta ndërpresë operacionin e fshehtë katërvjeçar të CIA-s për financimin e kryengritësve sirianë, pasi që ka pasur “ndikim të kufizuar”, veçanërisht pas involvimit aktiv të forcave ruse në anën e Asadit në vitin 2015.

Sipas gazetës, ky vendim i Trampit e konfirmon interesimin e Trampit për gjetjen e mënyrave për bashkëpunim me Rusinë si dhe njohjen e fuqisë së kufizuar të SHBA-së në planet për ndërrimin e Asadit nga pushteti. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button