fbpx

Maqedonia sot në fazën e verdhë, Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime

Sipas njoftimit të meteo-alarmit nga shërbimi për pune hidrometeoroligjike, gjatë ditës së sotme, në të gjithë vendin do të ketë temperaturë të fazës së verdhë.

Ministria e Shëndetësisë apelon që qytetarët e vendit t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si:

  • Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17.
  • Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën).
  • Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majoneza nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremrat e ndryshëm.
  • Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolike.
  • Të sëmurëve kronik ju rekomandohet dhe ju u këshillohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.
  • Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.

Informacione dhe rekomandime për mbrojtjen nga vala e të nxehtit vazhdimisht do të shpërndahen në faqen e internetit: www.toplotnibranovi.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button