fbpx

MPPS do të bëj revizion të punës së ish drejtores së Shtëpisë për Fëmijë pa Prindër, Ristena Atanasova

“Ish drejtorja e Shtëpisë për Fëmijë pa Prindër “11 Tetori” në Shkup, Ristena Atanasova, nuk është e shkarkuar, por më 16.07.2017 i ka skaduar mandati që në mënyrë të paligjshme i është vazhduar edhe për 6 muaj”, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), njofton Portalb.mk.

Në fakt, pas dy mandateve katërvjeçare, Atanasova fare nuk ka të drejtë që përsëri të jetë e nominuar për kryerjen e funksionit drejtor, sipas ligjit për marrëdhënie pune. Por, edhe për skaj pengesës ligjore, ajo ka fituar u.d. mandat edhe për 6 muaj, i cili i ka skaduar më 16 korrik të këtij viti.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, vlerëson se është në interes publik që të dihen edhe disa informata shtesë në lidhje me punën e Atansovës.

“Ish drejtorja, në mënyrë të paligjshme i ka dhënë të gjitha kompensimet e mundshme (punë të mesnatës, ditë të festës…). Ajo i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për kompensim dhe kështu, ajo veten e vet e ka paguar deri në 50.000 denarë.

  • Gjatë kohës së Qeverisë Teknike, Atanasova është shkarkuar nga ministrja e atëhershme, Frosina Remenski, në bazë të mungesës së raportit për punë financiare të shtëpisë “11 Tetori”, që është obligim ligjor i drejtores.
  • Ish drejtorja Atanasova ka blerë telefonë celularë të shtrenjtë nga buxheti i Shtëpisë “11 Tetori”.
  • Në shërbimin financiar të Shtëpisë, gjithashtu janë evidentuar fatura të paqarta edhe atë për furnizim të pijeve alkoolike me vlerë prej 12.000 denarë, por edhe për prokuroimin e orëve të dorës me vlerë prej 30.000 denarë. Të dyja janë të paqarta dhe duhet të shqyrtohet vlera e tyre.

“Ministria e Punëve dhe Politikës Sociale e shfrytëzon këtë rast që ta informojë opinionin se në Shtëpinë “11 Tetori” ekzistojnë indikacione serioze se është keqpërdorur detyra zyrtare nga ish drejtorja Atanasova dhe se do të bëhet revizion. Do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore dhe rregullative”, qëndron në reagimin e MPPS-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button