fbpx

Takimi Zaev – Xhaferoviq: Do të rritet bashkëpunimi parlamentar

Kryeministri Zoran Zaev sot në Sarajevë u takua me kryesuesin e Dhomës Përfaqësuese pranë Asamblesë Parlamentare të BeH-së, Shefik Xhaferoviq.

“‘Shkojmë përpara’ është vlerësimi i përbashkët, si dhe se Republika e Maqedonisë dhe BeH në vepër e realizojnë bashkëpunimin rajonal të nevojshme për euro-integrimet e shteteve”, kumtoi Shërbimi për informim i Qeverisë së Maqedonisë.

Është konstatuar se para dy shteteve është rruga për bashkëpunim të mirë, duke pasur se nuk ka çështja të hapura mes tyre. Është vlerësuar dhe se diversitetet në të dy vendet janë përparësi për shtetet, sepse ata janë themel në vetë BE-në, e cila është qëllim strategjik i të dy vendeve.

Në takim është biseduar për mundësinë që të nxitet bashkëpunim më i madh parlamentar duke pasur parasysh rëndësinë e parlamentit si institucion.

“Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë synon në atë që Parlamenti në Maqedoni të jetë korrigjues i pushtetit. sepse vetëm në atë mënyrë është i mundur përparim i vërtetë i shtetit”, ka thënë kryeministri Zaev.

Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese pranë Asamblesë Parlamentare të BeH-së, Xhaferoviq i ka përshëndetur ndryshimet demokratike pozitive në Maqedoni.

“Ju jeni një shpresë, një impuls i ri për rajonin”, i ka thënë kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese Xhaferoviq kryeministrit Zaev.

Nga ana ke kryeministrit Zaev i është dërguar ftesë delegacionit parlamentar të BeH-së ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button