fbpx

Humb jetën solisti i Linkin Park, Chester Bennington

Dje në moshën 41 vjeçare ka vdekur solisti i rok grupit të famshëm amerikan Linkin Park, Chester Bennington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga Zyra mjeko-ligjore në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), vokalisti Bennington ka kryer vetëvrasje.

Në deklaratë thuhet se Bennington është gjetur i vdekur në orën 09:00 sipas kohës lokale në shtëpinë e tij në rajonin Palos Verdes në Los Angeles dhe se vetëvrasjen e ka kryer me varje.

Bennington, i cili me zërin e tij shfaqi anë të ndryshme të muzikës rok, metal dhe rap në albumin e parë të grupit Linkin Park në vitin 2000, “Hybrid Theory”, së bashku me grupin ka realizuar shtatë studio-albume.

Shtijet e albumeve të grupit kanë arritur miliona dollarë në mbarë botën, kurse albumi i fundit, “One More Light”, doli në shitje më 19 maj.

Nga ana tjetër, fakti që ka tërhequr vëmendjen është se vdekja e Bennington ndodhi në ditëlindjen e muzikantit të famshëm Chris Cornell, i cili po ashtu bëri vetëvrasje në muajin maj të këtij viti.

Bennington ka marrë pjesë dhe mbajti fjalim në ceremoninë mortore të Cornellit, njëherit mik i ngushtë i tij, i cili bëri vetëvrasje në moshën 52 vjeçare.

Bennington u martua dy herë dhe ishte baba i gjashtë fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button