Amerikanëve do t’u ndalohet të udhëtojnë në Korenë e Veriut

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Tramp do t’u ndalojë shtetasve amerikanë të udhëtojnë në Korenë e Veriut. Vendimi është sjellë pas vdekjes së studentit Oto Vormbir i cili vdiq pasi ra në gjendje kome në burgun verikorean, deklaruan personat zyrtarë amerikanë, transmeton MIA.

Ata pohojnë se sekretari i shtetit, Reks Tilerson është i vendosur ta zbatojë “kufizimin gjeografik për udhëtim” në Korenë e Veriut që do të thotë se hyrja në këtë shtet me pasaportë amerikane do të ishte ilegale.

Sipas tyre, kufizimi do të hyjë në fuqi 30 ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të SHBA-së, por nuk është precizuar se kur do të ndodh. Personat zyrtarë kanë folur me anonimitet pasi që nuk kanë leje të flasin për vendimin para publikimit të tij, theksojnë mediat amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button