Dimovski: Nuk do të lejojmë të jemi alibi për politika të dëmshme dhe të gabuara

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” sërish të kërkojnë të konvokohet seancë urgjente e Kuvendit në të cilët do të shqyrtohet marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë dhe paralajmërojnë se nuk do të jenë alibi për, siç thonë, politikat e dëmshme dhe gabuara të shumicës në pushtet dhe Qeverisë.

“Dje u parashtrua kërkesë në pajtim me Rregulloren për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe deri më sot nuk ka asnjë përgjigje nga ana e zotëri Talat Xhaferit. Ne nuk kërkojmë debat i cili do të lidhet në shtator ose tetor larg pas lidhjes dhe nënshkrimit të kësaj marrëveshje, por kërkojmë debat të hapur me projekt marrëveshje të shfaqur publikisht përmes nënshkrimit të marrëveshjes me Bullgarinë”, tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE në konferencën e sotme për media.

Insistojmë për urgjencë, theksoi, për shkak se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje Kuvendi nuk ka asnjë mundësi ta ndryshojë, gjegjësisht nëse marrëveshja nënshkruhet në këtë formë në të cilën u prezantua para nesh, pastaj është i kotë çfarëdo qoftë debati dhe diskutimi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

I bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Xhaferi të mos e shtyjë procedurën për konvokim të seancës urgjente për shkak se, siç tha, në mënyrë të tillë do të jetë edhe ai bashkëpunëtorë në procesin i cili do të jetë i dëmshëm për popullin e Maqedonisë dhe Republikën e Maqedonisë dhe shtoi se pikërisht ai nuk duhet ta vendosë veten në pozitën e cila do të mbronte marrëveshjen e cila është e dëm të popullit të Maqedonisë.

Theksoi se transparenca dhe opinioni në këtë proces është garancia më e madhe për mbrojtjen e interesave të Republikës së Maqedonisë dhe popullit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button