fbpx

U promovua “Mirë se vjen bebe”, ja si do të mund t’i nxirrni certifikatat për foshnjat (FOTO+VIDEO)

Sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u promovua projekti “Mirë se vjen bebe”, njofton Portalb.mk.

Me këtë risi, prindërit nuk duhet më të presin në sportelet, por certifikatën e lindjes do ta marrin brenda 48 orëve, gjatë qëndrimit në maternitet.

Projekti fillon nga e hëna (24 korrik) dhe ky shërbim do të jetë prezent në të gjithë maternitetet në Shkup, përderisa më 1 shtator – shërbimi do të jetë në dispozicion në të gjithë 18 maternitetet në Maqedoni.

“Mirë se vjen bebe është njëra nga risitë e sistemit “Termini Im”, i cili gradualisht po plotësohet me përmbajtje të reja, me qëllim që të lehtësohet dhe të përshpejtohen proceset ekzistuese dhe me këtë të lehtësohet komunikimi ndërmjet mjekësve dhe pacientëve. Shpresojmë se me këtë risi do ju ndihmojmë prindërve të ri të shijojnë momentet e foshnjës së porsalindur, në vend se të presin nëpër sportele”, tha ministri Taravari.

Për detaje rreth asaj se si mund ta nxirrni certifikatën e foshnjës ndiqeni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button