Vendosja e sistemit të vlerësimit për zbatimin e reformave, Osmani i ftoi OJQ-të për konsultim

Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, sot pati takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, për t’u konsultuar rreth vendosjes së sistemit të vlerësimit dhe mënyrën se si do ta mbikëqyrin realizimin e 73 masave reformuese në 11 fusha të ndryshme, njofton Portalb.mk.

Osmani, në konferencë për shtyp njoftoi tha se plani “3-6-9” 73 masa në 11 fusha, 13 masa në gjyqësor, 11 masa për zgjedhje lokale, 9 për Kuvendin dhe të tjera.

“Jemi në mes të 100 ditëshit të parë të formimit të Qeverisë dhe kjo pjesë ishte e përkushtuar për rikthimin e vendit të eurointegrimit dhe në NATO. Kishim 3 vizita të lartë në Bruksel dhe qëllimi jonë është që t’i zhbllokojmë proceset, për këtë edhe e formuam planin “3-6-9”, i cili ka mbështetje të fuqishme nga ndërkombëtarët, por edhe brenda Maqedonisë. Deri më tani janë realizuar disa nga masat, gjegjësisht është formuar grupi i grave të deputetëve, është formuar Komisioni Anketues, Komisioni për të Drejtat Themelore, Komisioni për mbikëqyrjen e agjencive të zbulimit, janë edhe realizuar edhe disa masa tjera.  Ky plan parasheh të arrihet inkluzivitet mes Qeverisë dhe opozitës, qytetarëve gazetarëve dhe të gjithëve. Duhet ta ndajmë në këtë projekt në projekt mbi entik, mbi partiak, mbi nacional. Është mirë që edhe opozita e votoi deklaratën për hyrje në BE. Ne duhet t’i ndajmë edhe përgjegjësitë dhe meritat. Nuk ka rrugë tjetër për të thyer këtë bllokim përveç një konsensusit mbipartiak”, tha Osmani.

Qeveria e Maqedonise - 73 masa

 

Përfaqësuesja e OJQ Instituti për Politikë Evropiane, Ardita Abazi, tha se kërkesat e tyre në planin e Qeverisë “3-6-9” shumica janë të përfshira, megjithatë i njëjti mund të plotësohet.

“Shumicën e masave tona e kemi parë të përfshirë në planin e Qeverisë “3-6-9”, por mendojmë se ky plan mund të zgjerohet edhe më tepër. Qeveria mund të parasheh mjete formale se si ta kyç shoqërinë civile në monitorim dhe konsultim për implementimin e planit që ne e shohim si masë dhe kjo ka qenë një ndër vërejtjet kyçe që kemi pasur ndaj planit sepse tani Qeveria është e hapur për bashkëpunim, por nëse ka ndonjë Qeveri më tej ne nuk mund t’ua lëmë bashkëpunimin mekanizmave joformale”, tha Abazi.

page

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button