Publikohet “fatura” e shitjes së skllaves nga ISIS (Foto)

Një “faturë” e një skllaveje seksi të ISIS-it është publikuar nga qyteti i sapo-çliruar i Irakut, Mosuli, duke treguar se si gratë po tregtoheshin nga fanatikë të deformuar.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, “Fatura e shitjes” zbulon se si një grua, e përshkruar si ’20 vjeçare, fizikisht e përshtatshme me sy kafe’, u shit me një çmim prej 1.500 dollarë.

Shënimi i shkruar me dorë, i nënshkruar me shenjat e gishtërinjve, duket se tregon se ajo ishte shitur nga dikush i quajtur Abu Zubair tek një individ i quajtur si Abu Monem.Por, derisa dokumenti është duke qarkulluar në mediat sociale, autenticiteti i saj nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe identiteti i gruas së përfshirë nuk është i njohur. Siç shkruan DailyMail, shumë skllave seksuale të kapura dhe të tregtuara nga ISIS janë nga komuniteti Yazidi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button