fbpx

Gjykata e Apelit me 5 seanca, PSP në kërkim të paraburgimeve të reja

Pas shqiptimit të paraburgimit për tre ish funksionarë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit, sot në pesë seanca do të vendosë për ankesat tjera të të akuzuarve dhe të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për vendimet e gjykatës më të ulët, njofton Portalb.mk.

Gjykata dje i shqiptoi paraburgim, ish shefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, i cili pretendohet se e ka kryer përgjimin, kryerësin e urdhërit të Grujoskit për përgjim, Nikolla Boshkovski dhe ish shefin e Kabinetit të drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski.

Përpara Gjykatës së Apelit pritet që të paraqiten të akuzuarit në rastet “Tender” dhe “Toplik”, ndërkaq në ditët e ardhshme do të paraqiten edhe për rastet më të madhe në të cilat janë të akuzuar thuajse tërë kryesia e ngushtë e VMRO-DPMNE-së, në mesin e të cilëve është edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

LEXO: DOSIE: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button