Xhaferi e qortoi Tevdovskin për vonesën dhe ngjiti shenjë për “qetësi” për deputetët

Diskutim të ashpër në Kuvend ka shkaktuar vonesa e ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, i cili duhej ta sqarojë llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin 2016. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e hoqi nga rendi i ditës pikën dhe shumicën parlamentare e porositi se nëse do ta kthejë pikën, duhet të kërkojë seancë urgjente me 20 deputetë, njofton Portalb.mk.

Ai në monitorin përpara tij vendosi një letër në të cilën shkruante “ju lutem për qetësi” që të mos ndërhyjnë kur ndonjë deputetë ka të drejtë për të folur.

“Në momentin e fundit u anulua seanca në të cilën duhej të fillojë në orën 11 për shkak të punës së komisioneve. Për shkak obligimeve, ministri i Financave, e lëshoi seancën dhe në momentin kur e kemi njoftuar është kthyer mbrapa. Është e patjetërsueshme që sot këtë pikë ta kthejmë në rend të ditës që të mundet rebalanci të hyjë në Komisionin për Buxhet të hënën”, tha koordinatori i grupit parlamentare të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

Ndaj kësaj ka  replikuar kryetari i Kuvend Xhaferi, i cili tha se përfaqësuesit e Qeverisë duhet të mësojnë se duhet të jenë të pranishëm me kohë në Kuvend, kur të marrin ftesë për atë.

“Nëse ministri nuk mundet që të pret le të shkojë të kërkojë zgjidhje për atë. Përfaqësuesi i Qeverisë do ta pret deputetin dhe Kuvendin, dhe jo Kuvendi ta pret përfaqësuesin e Qeverisë. Ligji nuk është propozim i juaji dhe mund të kërkoni që të kthehet në rend dite. Do të mblidhni 20 nënshkrime dhe do të kërkoni seancë urgjente, nëse e keni aq urgjentisht”, tha Xhaferi.

Kur arriti në Kuvend, ministri Tovdevski tha se ka plotësisht respekt ndaj Kuvendit dhe se kërkon që edhe ajo të ketë respekt ndaj tij që të njoftohet për kohën e saktë të seancave. Ai kërkoi nga Xhaferi që ta rivendos në rend ditë pikën, të cilën Xhaferi e refuzoi.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me pika për kontroll të marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ai tha se nëse kjo pikë rrëzohet atëherë parimet për transparencë do të bien në ujë si premtim parazgjedhor i Qeverisë ose si fraza të cilat shfrytëzohen përpara bashkësisë ndërkombëtare.

Propozimi u hodh poshtë me 55 vota, ndërkaq me “për” votuan 40 deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button