Mediat greke: Në Shkup do të ketë referendum për emrin

Për emrin do të mbahet referendum, paralajmëroi në intervistë për Rojtersin ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, në kuadër të përpjekjes së tij që vendi fqinj të hyjë në institucionet perëndimore, njoftojnë mediat greke duke përcjellë një pjesë të intervistës së Nikolla Dimitrov për agjencinë.

“Në ndërkohë, IRJM dhe Bullgaria u dakorduan për tekstin e marrëveshjes për miqësi nënshkrimi i së cilës ka për qëllim t’i zgjidhë mospajtimet historike të cilat kanë shkaktuar tensione. Marrëdhënie të shtrënguara me fqinjin e madh lindor, me të cilin ndan lidhje të përbashkëta, historike, kulturore dhe linguiste, i parandalon angazhimet edhe ashtu të ngrira të IRJM për të hyrë në NATO dhe në BE. Megjithatë, problemi kryesor i cili i minon këto aspirata është çështja e hapur për emrin”, shkruan “Katimerini” dhe shton se Dimitrov në intervistë “i ka bërë thirrje Athinës për fillim të ri së IRJM”.

“Mesazhi im në Athinë ishte se në Maqedoni ka fillim të ri dhe prandaj ju lus të mendoni se çfarë fqinji dëshironi të keni. Nëse dëshironi të keni demokraci evropiane të udhëhequr prej qeverisjes të së drejtës, tani është momenti të na ndihmoni dhe ndoshta të na lejoni të hyjnë në NATO nën referencën e përkohshme. Kjo do të thotë investim në klimë më të mirë ku do të ishte e mundshme zgjidhja e problemeve më të mëdha”, e transmetojnë mediat greke deklaratën e Dimitrovit.

Në Greqi komentohet se shefi i diplomacisë së Maqedonisë ka qenë “i vëmendshëm” rreth marrëveshjes të mundshme të Greqisë dhe ka theksuar se nuk duhet të pritet progres i shpejtë.

“Nuk mendoj se mund të arrijmë diçka brenda natës. Ky do të jetë proces hap pas hapi”, ka shpjeguar Dimitrov, ndërsa transmetojnë mediat greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button