Pas këtij lajmi, nuk do të hani më kurrë sallam
Kishte ditë që përflitej, por tashmë është zyrtarizuar. Në një transmetim që ka pushtuar menjëherë faqet e para të mediave më të mëdha në botë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se mishi i përpunuar si salçiçet apo proshuta- shkaktojnë kancer, transmeton Lajmi.net.
Ndërkohë sipas “BBC”, në raport thuhet se mishi i kuq mund të jetë kancerogjen, por provat janë akoma të kufizuara.
“Për një individ, rreziku për kancer kolorektal (në zorrë) për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por rreziku rritet me sasinë e mishit të konsumuar”,- tha Dr. Kurt Straif nga OBSH.