Zyrtarizohet taksa e ulur 6 përqind për akomodimin në hotele në Shqipëri

Ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) nga 20% në 6%, në njësitë akomoduese hoteliere në Shqipëri tashmë është efektiv. Vendimi i qeverisë shqiptare është botuar të mërkurën në fletoren zyrtare.

Sipas këtij vendimi, shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind.

Ndërkohë modeli i deklaratës së tatimit mbi vlerën e shtuar, i përcaktuar në nenin 67 të udhëzimit, zëvendësohet me modelin e ri të deklaratës së tatimit mbi vlerën e shtuar, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button