Lëvizja BESA: Gjendja e shkollave fillore dhe të mesme shqiptare në Kumanovë vazhdon të jetë e mjerueshme

“Gjendja e shkollave fillore dhe të mesme shqiptare në Komunën e Kumanovës vazhdon të jetë e mjerueshme. Krahas diskriminimit thuajse në të gjitha sferat, shqiptarët në Kumanovë janë të diskriminuar veçanërisht në fushën e dijes – arsim”, akuzojnë nga Lëvizja BESA.

“Këto foto e ilustrojnë gjendjen e mjerë të shkollave në gjuhën shqipe, të cilat as që mund të krahasohen me ambientet e mësimit në gjuhën maqedonase. Nxënësve shqiptarë nuk iu sigurohen as kushtet elementare për mbajtjen e procesit mësimor. Derisa në klasat tona mungojnë edhe shkumësat , shkollat maqedonase janë të pajisura me të gjitha kabinetet e nevojshme. Derisa ne në shkollat tona nuk kemi as oborr të shkollës, e lëre më sallë sportive, nxënësit maqedonas i kanë të siguruara të gjitha kushtet. Numri i nxënësve shqiptar nëpër klasa është dyfish më i lartë sesa në klasat me nxënësit maqedonas, kjo për shkak se në Kumanovë tash e 30 vite nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re. Ndërsa shkollat ekzistuese janë në gjendje të mjerueshme, pa asnjë investim dhe në kushte të tmerrshme në të cilat ne jemi të detyruar ta zhvillojmë procesin mësimor”, thonë nga Lëvizja BESA.

Për më shumë ndiqeni videon nga konferenca për shtyp e Lëvizjes BESA:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button