Rama shkon me atlete edhe në samitin e Triestës (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk heq dorë nga stili i tij i veshjes. Kështu që sot panelin e shoqërisë civile në kuadër të Samitit të Nismës së Berlinit në Trieste, u shfaq me atlete “Adidas” dhe kostum të zi.

Kryeministri i Shqipërisë, edhe para fillimit të Forumit, ende pa folur për temën e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka tërhequr tashmë vëmendjen e gazetarëve me pamjen e tij.

Stili i Ramës është i ngjashëm me atë që u shfaq në një takim të kohëve të fundit në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini në kuadër të një takimi të përbashkët me kryeministrat e rajonit.

Rama është i njohur për stilin e tij ndryshe tejet informale të veshjes, dhe kështu, për shembull, në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, gjatë fushatës, por edhe ditën e votimit, është shfaqur komplet me veshje sportive.

Ndryshe, Nisma e Berlinit, është një iniciativë e kancelares gjermane, Angela Merkel, për të ndihmuar në zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të kësaj nisme, pritet që palët të pajtohen për një treg të përbashkët rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button