Facebook ju paralajmëron: Kujdes, mos pranoni ftesën që mban këtë emër …(FOTO)

Prej dy ditësh është përhapur një mesazh që po bëhet viral me shpejtësi nga Facebook. Një mashtrim që ka prekur disa përdorues të këtij rrjeti social ka vënë në lëvizje Facebook për të lajmëruar atë që po ngjet virtualisht, shkruan Revista Class.

Një lloj hakeri që mban emrin Jayden K Smith ka hyrë në llogarinë personale të shumë personazve për të marrë çdo informacion të mundshëm nga profilet e tyre duke bllokuar kështu të dhënat personale. Jayden K Smith ju dërgon ftesë për t’u bërë miq, por në të vërtetë është një haker.

Në një paralajmërim, rrjeti social tërheq vëmendjen se hakeri e ka të lidhur sistemin me llogarinë që më pas e përdor për qëllimet personale. Mesazhi i sqaron të gjithë përdoruesit që të mos pranojnë ftesën nga kjo llogari, pasi nuk mund të kthehet pas, edhe nëse fshihet brenda disa minutash. “Ju lutem informoni të gjithë kontaktet në listën në Messenger që të mos pranojnë ftesën nga Jayden K Smith. Ai është një haker dhe sistemi i tij do të lidhet me llogarinë tuaj të Facebook. Nëse një nga kontaktet tuaja do ta pranojnë, ju do jeni pjesë e mashtrimit, prandaj sigurohuni që miqtë tuaj ta dinë këtë,” – shkruhet në mesazhin që po bëhet viral në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button