fbpx

E TMERRSHME: Arabia përzë kafshët e Katarit, mijëra deve po ngordhin nga etja (FOTO)

Mijëra deve kanë ngordhur nga uria dhe etja pasi u dëbuan nga Arabia Saudite për shkak të përplasjeve me Katarin. Disa kafshë u zhdukën kur u mbetën të bllokuara në kufirin ndërmjet dy vendeve ku nuk kishte ushqim dhe ujë të mjaftueshëm. Qindra të tjera janë lënë të vdesin gjatë rrugës, pasi pronarëve të tyre u është dhënë një orë për t’u larguar nga fermat, përcjell koha.mk. 

Kjo ndodhi kur Sauditët nxorën jashtë pronarët e Katarit. 15.000 deve u “përzunë” nga tokat  sauditë për shkak të krizës dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e vogël të Gjirit. Më shumë se 9000 deve u dëbuan në vetëm 36 orë. Katari, i cili është vetëm 4400 kilometra i madh, përdorte hapësirat e gjera të fqinjit të saj për kullotjen e kafshëve të saj.

19.00-GLOBI-Arabia-Saudite-përzë-kafshët-e-Katarit....-1

19.00-GLOBI-Arabia-Saudite-përzë-kafshët-e-Katarit....-2

19.00-GLOBI-Arabia-Saudite-përzë-kafshët-e-Katarit....-3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button