fbpx

Trondit spiuni: Zyrtarët sauditë janë historikisht në kontakt të fshehtë me Izraelin

Spiuni saudit Muxhtehid (Mujtahid), i cili besohet të jetë anëtar ose të ketë një burim të mirëfilltë në familjen mbretërore, zbuloi se zyrtarët e dikurshëm dhe të tanishëm sauditë janë në kontakte të fshehta me Izraelin.

“Rijadi ka pasur kontakte me Tel Avivin; së pari, në përgjithësi nga qeveria saudite, së dyti, nga Selman bin Abdulaziz, Mbreti i tanishëm, kur ai ishte emiri i Rijadit dhe më pas kur u bë mbret i vendit”, shkruante Muxhtehid në faqen e tij në Twitter të hënën.

Ai shtoi se ministri i jashtëm saudit Adel al-Jubeir ishte gjithashtu një nga kanalet për kontaktet midis Rijadit dhe Tel Avivit që kur ai ishte këshilltar i ambasadës saudite në Uashington për punët e Kongresit, kur Bandar bin Sultan ishte ambasadori saudit në SHBA, duke thënë se Jubeir kishte marrëdhënie të mira me Komitetin Amerikan të Izraelit për Marrëdhëniet me Publikun (AIPAC).

Në fund të qershorit, Muxhtehid kishte zbuluar se princi i ri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, po përpiqet të hapë terrenin për marrëdhënie të tejskajshme me Izraelin, transmeton Syri.

“Në përputhje me përgatitjen e opinionit publik për të krijuar lidhje të ngushta me Izraelin, bin Salman ka nisur një fushatë mediatike dhe shpërblen çdo aktivist apo gazetar që e ndihmon atë në këtë drejtim”, shkruajti Muxhtehid në faqen e tij në Twitter.

Gjithashtu muajin e kaluar, një e përditshme arabe zbuloi takimet sekrete midis bin Selmanit dhe zyrtarëve izraelitë në dy vitet e fundit.

Gazeta Al-Qods al-Arabi raportoi se të gjitha mediat izraelite kanë shprehur kënaqësinë e emërimit të Muhamed bin Selmanit si princ i kurorës, duke shtuar se ky zhvillim është dashur prej kohësh nga izraelitët.

Gazeta Arabe citoi gazetën izraelite Yediot Aharonot që raportonte se burimet e inteligjencës kanë konfirmuar se bin Selmani ka zhvilluar takime me zyrtarët izraelitë nën një emër të fshehtë, Walad, në dy vitet e fundit.

E përditshmja izraelite nuk zbuloi vendet dhe kohën e takimeve, por shkroi se Izraeli dhe Arabia Saudite kanë armiq, miq dhe interesa të përbashkëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button