SHBA: Nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak janë vrarë 16 vetë

Së paku 16 vetë janë vrarë nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Misisipi, njofton REL.

Nuk janë paraqitur detaje zyrtare nga rrëzimi i djeshëm i aeroplanit.

Zëdhënësja ushtarake, Sarah Burns, tha vetëm se aeroplani transportues i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i tipit KC-130 Hercules, kishte “përjetuar aksident”.

Guvernatori i Misisipit, Phil Bryant, në rrjetin Facebook ka shkruar se ky incident ishte “tragjedi”.

Nuk dihen shkaqet e përplasjes së këtij aeroplani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button