Shirat monsun në Indi, rrufeja vret 31 persona

Së paku 31 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë marrë lëndime trupore nga rrufetë që goditën Indinë në 24 orët e fundit, raporton Anadoolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Mbrojtjes Civile në krahinën Bihar, Anirudh Kumar, deklaroi për AA se më së rëndë kanë pësuar qytetet Rohtas, Vaishali, Patna, Buxor dhe Saran.

Qeveria e krahinës Bihar, u premtoi familjeve të prekura nga goditja e rrufesë një ndihmë financiare prej 6.300 dollarë. Pjesa më e madhe e viktimave janë fermerë dhe bujq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button