VMRO-DPMNE do të propozojë ligj për gjuhën

VMRO-DPMNE e cila deri tani akuzonte LSDM-në për shitjen e interesave shtetërore dhe shqiptarizimin e Maqedonisë për shkak të ligjit për gjuhën shqipe, tani paralajmëron se në Kuvend do të propozoj ligj pikërisht për gjuhën shqipe, njofton Alsat M.

Deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski thekson se gjithçka çfarë ka propozuar LSDM-ja deri më tani, VMRO-ja do ta iniciojë dhe zbatojë. Dimovski thotë se në listën e ligjeve që do t’i propozojë opozita, nuk përjashtohet të jetë edhe ligji për gjuhën shqipe.

Po punojmë në përgatitjen e disa teksteve të ligjeve të propozuara. Akoma nuk jemi ulur të punojmë për ligjin për gjuhën shqipe, por pyetja juaj do të jetë bazë për idenë tonë dhe shqyrtimet që do t’i bëjmë në mënyrë të detajuar- deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

 

VMRO-DPMNE-ja që pas dështimit për të formuar Qeverinë e re, realizoi fushatë të ashpër kundër gjuhës shqipe dhe deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, urrejtje kjo e cila kulmoi me ngjarjet e 27 prillit. Madje partia e Nikolla Gruevskit paralajmëronte se me miratimin e shqipes do të nis edhe federalizmi dhe kantonizimi i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button