Erdogan: Turqia filloi të punojë me ndërtimin e centralit të tretë bërthamor

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Turqia dëshiron që sa më shpejt që është e mundur të fillojë me ndërtimin e centralit të dytë të planifikuar bërthamor në Sinop në bregdetin e Detit të Zi, ndërsa tashmë filloi edhe me punën e projektit për planifikimin e centralit të tretë bërthamor.

Erdogani gjatë Kongresit Botëror të Naftës në Stamboll theksoi se Turqia është e gatshme që të shqyrtojë projekte të reja, duke përfshirë edhe sistemin për shpërndarjen e gazit në pjesën lindore të Detit të Zi edhe në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button