Drama e legjendës së futbollit Batistuta nuk ecën dot (VIDEO)

Gabriel Omar Batistuta, sot është 48 vjeç dhe shumë prej viteve të jetës së tij i ka shpenzuar në fushat e futbollit duke pushtuar zemrat e tifozëve të skuadrave ku ka luajtur, por edhe ato të kundërshtarëve, sepse gola e tij nuk mund të kalonin pa marrë duartrokitjen e të gjithëve.

Golashënuesi i dytë më i mirë i kombëtares së Argjentinës me 56 gola në 78 ndeshje, sot ka vështirësi edhe në të ecur, transmeton Ballkanveb.com.

Drama mund të ishte edhe pak më e rëndë para një viti, kur atij mund t’i ishin prerë këmbët. Gjithsesi,ai mbetet në këmbë dhe flet me superlativa për atë që ka dhënë në fushën e lojës.

“Është e vërtetë që mezi eci. Ky është rezultati i punës së pa llogaritur në stërvitje. Nuk jam tërhequr kurrë pas dhe kam dhënë gjithmonë maksimumin, edhe kur ndihesha keq. Një gjë është e sigurt: kam dhënë më shumë se ajo që duhet dhe mund të jepja. Megjithatë, nëse do të kthehesha pas në kohë, kam frikë se do bëja të njëjtën gjë nëse do të isha në fushë. Rekordi i golashënuesi më i mirë i kombëtares së Argjentinës ka qenë gjithmonë në zemrën time, por e dija që një ditë Messi do të ma kalonte. Ajo që nuk kisha parashikuar ishte që ta bënte kaq shpejt” , shprehet argjentinasi, i cili e mbylli karrierën në Arabinë Saudite, duke shënuar 28 gola, në 25 ndeshje.

Fitorja e fundit në një trofe ndërkombëtar për Argjentinën mban ende firmën e legjendës Batistuta.

Heroi, në fillim i Firenze dhe pastaj në Romë, shënoi një nga dy golat me të cilat çelestët fituan ndaj Meksikës në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 1993.

Argjentina ka shkuar në finale në Kupës së Amerikës Latine dhe në finale Të Kupës së Botë, dy herë me Messi-n, por pa e fituar dot.

“Eshtë e pabesueshme që nga ajo ditë nuk kemi fituar asnjë trofe. Argjentina gjithmonë ka pasur qendërsulmues të fortë, si Aguero apo Higuain. Argjentina ka humbur tri finale në veprimtaritë madhore, ku mendoj se nuk ka pasur fat. Në finalen e Kupës së Botës kundër Gjermanisë, Higuain krijoi nga hiçi një rast ideal për të vendosur ndeshjen, por e gaboi dhe prandaj them se në futboll vendos edhe fati. Dikur thashë se futbolli nuk më pëlqente. Këtë e bëra vetëm për t’u mbrojtur, për të larguar presionin nga shtypi dhe tifozët. Ishte një mashtrim i madh. Eshtë e vërtetë se kur isha i vogël kisha pasione të tjera, por më pas futbolli pushtoi jetën time. Nisi të më pëlqejë dhe u bë profesioni im. Në të vërtetë edhe tani jam i dashuruar me këtë sport. Më pëlqen taktika, stërvitjet dhe ndeshjet. Erdha në pikën që vura në rrezik shëndetin tim për këtë. Nuk mendoj se duhet të shtoj gjëra të tjera kur them se i kam thënë jetën futbollit”, e mbyll rrëfimin e tij Batistut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button