Zjarr në Tepelenë, tre hektarë pyje të djegura (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me bimësi e pyje, në lagjen “15 Shtatori”, në Tepelenë.

Situata është alarmante, pasi zjarri rrezikon të prekë edhe shtëpitë private që ndodhen aty pranë. 

Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës janë angazhuar dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të mos lejuar avancimin e tij.Megjithëse vetëm sot në të gdhirë në Tepelenë mbërriti helikopteri i parë zjarrëfikës, tashmë dëmi është bërë. Rreth 3 hektarë pyje janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri masiv që ka shpërthyer mbrëmë në ora 21 30 në periferi të Tepelenës.

Sipas infove të para ai rrezikonte rreth 20 -30 shtëpi që gjendeshin 15 m larg vijës së zjarrit dhe spitalin e qytetit (shiko videon te lajmi poshte). Emergjencat Civile dërguan shërbimet e gatshme, ndërsa me flakët u përballën fillimisht zjarrfikësit e Tepelenës, me 6 automjete, por pa mundur t’i vënë nën kontroll. Banorët e lagjes “15 shtatori”, e cila rrezikohet nga zjarri, vunë alarmin.

Ndërsa sot në orët e para të mëngjesit pasi mbërriti edhe helikopteri që mbrëmë nuk ngrihej dot në ajër sipas prefektit Flamur Bime situata është nën kontroll dhe për banorët nuk ka më rrezik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button