Takohen Tilerson dhe Erdogan

Sekretari shtetëror i SHBA-së, Reks Tilerson mbrëmë në Stamboll u takua me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Paraprakisht, Tilerson realizoi takim me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu.

Sipas mediumeve turke, dy bashkëbiseduesit folën për temat lidhur me gjendjen në Siri dhe Katar.

Pas takimit të Erdoganit dhe Tilersonit nuk u publikua kurfarë kumtese.

Sekretari amerikan i Shtteit, i cili mbrëmë arriti në Turqi, foli në ceremoninë me rastin e hapjes së Kongresit të 22-të botërore të naftës në Stamboll, në cilësinë e ish-drejtorit ekzekutiv të gjigantit amerikan të naftës “Ekson Mobil”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button