Ja disa mënyra si ta mbani të freskët shtëpinë tuaj
Ja disa prej tyre, qëmund t’ju vijnë shumë në ndihmë.
Mbani dritaret mbyllur në drekë- Shtëpinë ajroseni në mëngjes dhe në darkë, e ndërsa dyert dhe dritaret mbajini mbyllur në drekë, pasi e gjithë vapa nuk do të mund të deportojë brenda në shtëpi.
Mos ndizni llambat ose pajisje të tjera, si TV, ekranet kompjuterike- Ndoshta ju nuk e dini, por ato përcjellin shumë nxehtësi, dhe do ishte mirë që të kpaktën në drekë t’i fiknit ato.
Mbani në ballkon lule të shumta- Lulet, mundësisht të jetë të një natyre që rriten shumë, do t’ju ndihmojnë që të bëjnë hije por edhe për të absorbuar ngrohjen.
Përdorni tendën- Nëse ju keni një ballkon, tenda është një domosdoshmëri. Mbajtja e saj hapur, sidomos në periudhën e drekës, do t’ju mbrojë nga dielli, duke krijuar jo vetëm hije por edhe duke ndaluar deportimin e rrezeve të diellit brenda në shtëpi.
“Largojuni” kuzhinës- Ju e dini besoj që duhet të përpiqeni që të përdorni sa më pak sobën në kohën e drekës. Përpiquni që të hani ushqime të ftohta, pasi soba çliron shumë nxehtësi.
Largoni përkohësisht perdet e bardha- Ato i reflektojnë shumë rrezet e diellit dhe të nxehtin jashtë shtëpisë, kështu që këto kohë përdorni perde me ngjyrë paksa të mbyllura.
Dysheku i dhomës së gjumit- Kthejeni nga ana tjetër dyshekun e dhomës suaj të gjumit. Mendohet se është një metodë e mirë për të shmangur vapën.