Ohër, tërmetet e reja dridhin tokën

Vazhdojnë dridhjet e tokës në Ohër. Mbrëmjen e kaluar në Ohër u regjistruan dy tërmete më të mëdha me magnitutë 3.6 dhe 3.7 shkallë sipas rihterit ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka pasur edhe dridhje më të vogla.

Qytetarët e Ohrit me ditë të tëra e jetojnë në frikë nga seria e tërmeteve që ka kapluar vendit, një pjesë e madhe e tyre kanë ngritur tenda në qiell të hapur ku edhe e kalojnë natën.

Si pasojë e tërmeteve të pandërprera në pikun e sezonit turistik Ohri është i boshatisur. Turistët që ishin duke pushuar në Ohër janë larguar pasi dridhjet e tokës nuk po ndalen ndërkohë është i madh edhe numri i atyre që kanë anuluar prenotimet edhe pse të paguara paraprakisht.

Që nga 18 qershori në rajonin e Ohrit janë regjistruar më shumë se 1000 tërmete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button