Tramp: SHBA-ja shpreson në marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe në kohë sa më të afërt

Presidenti amerikan Donald Tramp do të takohet sot me kryeministren britanike Tereza Mej dhe shfaqi shpresë se SHBA-ja do të mund së shpejti të arrijë marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe.

“Nuk ekziston shtet i cili do të mund të jetë më i afërt për ne. Punojmë në marrëveshjen tregtare e cila do të jetë shumë e madhe dhe punë e fuqishme, e madhe për të dyja shtetet dhe mendoj se kjo do të ndodh shumë shpejtë”, theksoi Tramp në konferencën për shtyp para fillimit të takimit me Mej në Hamburg në samitin e G-20.

Ai paralajmëroi se do ta vizitojë Londrën.

Ish-presidenti britanik Sajmon Frejher shprehu dyshim se do të mund së shpejti të arrihet çfarë do marrëveshje.

“Poenta është se Britania nuk mund të negociojë me SHBA-në ose me cilin do tjetër derisa nuk e braktis BE-në. Amerikanët dhe të gjithë të tjerët nuk do të negociojnë me ne derisa nuk tregojnë cila do të jetë marrëveshja jonë me BE-në, sepse qasjen të cilën e kemi në Evropë është shumë e rëndësishme për qasjen të cilën mund ta marrim nga marrëdhëniet që i kanë me ne”, theksoi Frejzher.

Gjatë takimit pritet që Mej të kërkojë nga presidenti amerikan sërish ta shqyrtojë vendimin e tij për braktisjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.

Tramp pas takimit me kryeministren britanike e presin edhe takime me përfaqësues të tjerë të lartë, midis të cilëve edhe me presidentin e Indonezisë Xhoko Vidolo, kryeministrin e Singaporit, Li Sien Long, kryeministrin japonez Shinxo Abe dhe presidentin kinez Si Xhimping.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button