Truproja e ish kryeministrit, ka harxhuar nga 460 euro në ditë – ka paguar Qeveria

Për 26 ditë, një person nga sigurimi i ish kryeministrit, Emil Dimitriev, ka harxhuar 7.207 euro, njofton Portalb.mk.

Një person Marjan Milloshevski, i cili sipas faturave me të cilat disponon “Plusinfo”, është  shkruar se ka punuar si truproje i kryeministrit, në llogari të Qeverisë, në periudhën prej 8 mars deri më 31 maj, ka harxhuar 443.275 denarë për shërbime hotelierike gjegjësisht në kafene dhe restorante.

Vetëm në ditën e fundit të Qeverisë së kryeministrit Dimitriev, më 31 maj të vitit 2017, është paguar faturë, në të cilën shihet se vetëm një pjesë e vogël e menysë se personit të sigurimit ka qenë 69 “lepinje”, 40 copë djathë lope, 25 djathë dhensh, 43 copë kaçkavall, 34 copë mish derri, 17 copë stek pule, 18 bakllava etj.

Ashtu siç mësohet, Milloshevski ka qenë vozitësi i ish kryeministrit Emil Dimitriv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button