Zaevi e paralajmëroi ribalancin e buxhetit të Maqedonisë (VIDEO)

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2017 dhe do t’ia parashtrojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Qeveri, kryeminsitri Zoran Zaev.

Theksoi se pret për 20 ditë të përfundojnë të gjitha procedurat në Kuvend dhe ribalanci të sillet para Ilindenit.

Në ribalanc, siç tha, parashihet deficiti i Buxhetit të mbetet 2,9 për qind e BPV-së, ndërkaq rritja e paraparë të paraqesë 2,2 për qind në vend të fillimisht të paraparave 3 për qind nga qeveria e kaluar dhe të projektuarat 2,8 për qind nga Banka botërore, përkatësisht 2,7 për qind nga BPRM.

Është paraparë shkurtim i shpenzimeve prej pothuajse 3 miliardë denarëve dhe të investimeve kapitale për po aq, por , siç theksoi Zaev, është paraparë të realizohen të gjitha projektet tashmë të filluara infrastrukturore, si dhe të shtohet ndërtimi i disa shkollave të reja në Maqedoninë lindore dhe perëndimore.

Me rebalancin janë paraparë një miliardë e 240 milion denarë në Fondin për sigurim pensional, më shumë të holla për realizimin e të drejtave sociale të qytetarëve. Më pas planifikohet zvogëlim i harxhimeve për udhëtime zyrtare, reprezentime, promocione, reklamime. Kryeministri thotë se këto shkurtime më së shumti janë bërë në buxhetin e Kryeministrit, që sipas tij deri më tani gjatë rebalancëve të mëparshme asnjëherë nuk ka pasur shkurtime nga paratë e Kryeministrit.

Me këtë rebalanc janë siguruar mjete për pagë minimale prej 12 mijë denarëve duke filluar nga 1 shtatori. Zgjidhje përfundimtare të problemeve më të punësuarit e falimentuar të cilët deri më tani nuk ishin të përfshirë më ligjet ekzistuese, më pas para për përkrahje të turizmit vendor, përmes subvencioneve për pushim vjetr për punëtorët me paga më të ulta, më shumë përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për investimet vendore, është e paraparë edhe përkrahje e bujqve, thotë Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button