fbpx

Çair, rrugët kryesore të shkatërruara, rregullohen rrugicat

Rrugët më të frekuentuara dhe kryesore të komunës së Çairit, vazhdojnë të jenë tërë gropa dhe të parregulluara. Qytetarët ankohen se makinat e tyre dëmtohen shkaku i neglizhencës komunale.

Ata thonë se nuk janë duke kërkuar investime, por rregullimi dhe mirëmbajtja e rrugëve është detyrë e komunës, sepse sipas tyre prandaj paguhen taksa.

“Rrugët më kryesore dhe më të frekuentuara të komunës së Çair siç është rruga ‘Xhon Kenedi’ si dhe disa rrugë të lagjes Fushë Topane, janë të mbushura me gropa dhe asgjë nuk bëhet për mbushjen e tyre. Ne nuk po kërkojmë investime kapitale sepse komuna më na ka bind që nuk është e aftë për të bërë të tilla, mirëpo po kërkojmë që ta bëjnë detyrën si duhet, ne për këtë po paguajmë taksa”, tha Arben R., banor.
Rrugët Çair
“Na u shkatërruan makinat, nuk ka as rregull e as rend në komunën tonë. Asnjë polic nuk e sheh në rrugë. Trotuaret janë shndërruar në parkingje, ato pak rrugë të mira që kanë ngelur janë shndërruar në pista të garave të makinave, ku shpesh ndodhin edhe aksidente, e mos të flasim për asfaltin i cili është stërvjetërsuar dhe çdo ditë hapet nga një gropë e re. Me një lule nuk çelë pranvera thonë, tani para fushatës filluan me rregullimin e disa rrugicave në lagjen e Serovës, dhe mburren se çfarë kanë bërë. Mjerim për ne ku po jetojmë”, tha Imer S., banor.

Ndërkaq javëve të fundit kjo komunë ka marrë aksion për asfaltimin e disa rrugëve të lagjes Serovë, gjë që u mirëprit por edhe u kritikua mjaft nga banorët.
Rrugët Çair

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button