fbpx

Ahmeti në Kosovë, shpaloset pllaka përkujtimore e atdhetarit Llapashtica (FOTO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka qëndruar të enjten në Kosovë për të nderuar data nga e kaluara kombëtare.  Në shtëpinë e Nazmi Llapashticës, në fshatin Dyz të Llapit, është shpalosur pllaka përkujtimore, në shenjë mirënjohje e nderimi për këtë familje që nga fillimi i viteve tetëdhjeta e deri ne çlirimin e Kosovës strehoi udhëheqës të LPK-së dhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare: Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Azem Syla, Xhavit Haliti e të tjerë.

Me këtë rast merrnin pjese Adem Demaçi, Ali  Ahmeti, Fazli Veliu- Daja dhe veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare. Po sot në varrezat e fshatit Lupc, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Adem Demaci e Fazli Veliu- Daja, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e heroit të popullit Ahmet Haxhiu, në 23 vjetorin e shuarjes se këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button