Deputetët e Venezuelës e braktisën Parlamentin pas sulmit dhe bllokadës nga aktivistët proqeveritarë

Disa deputetë filluan ta braktisin Parlamentin nacional të Venezuelës pasi më shumë se 350 deputetë dhe gazetarë disa orë kaluan të robëruar në ndërtesën e dhomës ligjdhënëse të bllokuar nga aktivistët proqeveritarë, theksojnë dëshmitarët okularë.

Kryetari i Parlamentit, Hulio Borhes, deklaroi se në trazirat janë lënduar dhe hospitalizuar pesë deputetë, transmetuan mediat britanike.

Më shumë se dhjetëra aktivistë proqeveritarë mbrëmë kanë hyrë në selinë e Parlamentit të Venezuelës që e kontrollon opozita, derisa ende po zgjaste seanca speciale me rasti e Ditës kombëtare të pavarësisë.

Siç transmetuan mediat franceze, aktivistët kanë rrahur me shkopinj dhe kanë hedhur kapsolla, duke shkaktuar kaos të vërtetë.

Mediat britanike, duke iu referuar dëshmitarëve okularë, transmetuan se në trazirat ka disa deputetë dhe gazetarë të lënduar.

Në TV incizimin shihet si deputetët e opozitës janë me fytyra të përgjakura.

Opozita në Venezuelë nga fundi i këtij muaji planifikon të organizojë referendum jozyrtar për planin kontravers të presidentit Nikollas Maduro për ndryshim të Kushtetutës përmes Asamblesë së re Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button