Ministrja Shekerinska u takua me ambasadorin shqiptar, Reka

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska ka shprehur falënderim për përkrahjen e vazhdueshme politike të cilën Republika e Shqipërisë ia jep vendit tonë në procesin për integrim në familjen veri-atlantike.

Në takimin, Shekerinska ka theksuar se nevojitet të intensifikohet bashkëpunimi bilateral dhe rajonal me vendet fqinje, pasi të gjitha kanë një qëllim të përbashkët, rajon stabil dhe të sigurtë. Ajo e ka theksuar mundësinë për shfrytëzimin e kapaciteteve tona për edukim dhe stërvitje, siç janë Qendra për stërvitje të pilotëve dhe Qendra rajonale për stërvitje për marrëdhënie me opinionin dhe ka dërguar falënderim për shkollimet e ofruara dhe stërvitjet e personelit nga Armata e Republikës së Maqedonisë në kapacitetet e Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Reka ka shprehur bindje se Shqipëria do të vazhdojë ta përkrah Maqedoninë për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO dhe se e përkrahin politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Ai ka shtuar se Shqipëria do të dëshironte të ndihmojë në realizimin e qëllimeve të vendit tonë dhe se janë të gatshme ta ndajnë përvojën e tyre.

Lidhur me bashkëpunimin, ambasadori Reka ka theksuar se siguria e tërë rajonit është e rëndësishme dhe se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal duhet të intensifikohet edhe përmes këmbimit të përvojës dhe shfrytëzimit të kapaciteteve të ndryshme me interes të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button