Ambasadorja gjermane: Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan normalisht

Nga Korça, ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz ka folur me nota pozitive për zgjedhjet e 25 qershorit, transmeton Top Channel. 

“Është kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht dhe në të morën pjesë 18 parti”, ka deklaruar Schutz.

Duke nënvizuar se, OSBE/ODIHR ka konstatuar se është bërë një fushatë pozitive, ambasadorja ka vlerësuar se edhe pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët por relativisht e mirë.

“Tani presim vijimin e reformave të tjera të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Me përparësi janë reforma në drejtësi, si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Schutz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button